"Karvani  i Shkrimtarëve të Luginës" do të vazhdojë në shkollat shqipe të Medvegjës
Lokale

"Karvani i Shkrimtarëve të Luginës" do të vazhdojë në shkollat shqipe të Medvegjës

02.Oct.2015 11:53
0
Në kuadër të Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë, funksionon edhe "Karvani i Shkrimtarëve të Luginës" që i tubon krijuesit nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në  Preshevë, shkrimtarit Bilall Maliqi “Karvani i Shkrimtarëve të Luginës” do të vazhdoj rrugëtimin e saj nëpër shkolla të Luginës dhe më gjerë.

“Duke pasur parasysh se të gjitha këto orë letrare janë të karakterit edukativ, në të cilat poetët e pranishëm do t’i lexojnë punimet e tyre poetike para nxënësve. Shoqata jonë është bartëse e të gjitha aktivitetet kulturore e letrare që ndodhin në tërë territorin e kësaj pjese gjeografike shqiptare dhe si Shoqatë jemi lider në Kosovën Lindore”, theksoi Maliqi.

Ai duke folur për sukseset e karvanit gjatë këtij viti tha se deri në muajin maj kanë vizituar më shumë se tetë shkolla, katër shkolla në komunën e Bujanocit dhe katër shkolla në komunën e Preshevës si dhe disa orë letrare të tjera jashtë objekteve të shkollave.

“Tani në plan kemi t’i mbajmë qoftë dy orë letrare në komunën e Medvegjës, pra të vazhdojmë me Karvanin nëpër shkolla shqipe të Medvegjës, meqenëse deri më tani kemi mbajtur një orë letrare për festën e “1 majit”  e asnjëherë nuk kemi mbajtur orë letrare me nxënës të kësaj komune, dhe kjo do të ishte një befasi për nxënësit e paktë të kësaj komune”, theksoi Maliqi. 

Karvani i Shkrimtarëve të Luginës rrugëton nëpër shkolla e këtij rajoni dhe më gjerë me moton “Kultura na bashkon “ dhe fillon nga muaji janar, pushon nga gjysma e muajit qershor për të vazhduar nga fillimi i muajit tetor deri në dhjetor.

Kështu përmbushet viti kalendarik i “Karvanit” dhe i aktiviteteve të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë./Titulli.com/

Pacientët të pakënaqur, kërkojnë shërbime cilësore (Foto & Video)
Premiera "Romanca e hidhur" vlerësohet lartë nga bujanocasit (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration